Ballina / KRYESORE / BE Ramës: Ndërhyrjet politike prishin marrëdhëniet fqinjësore
In Fabric

BE Ramës: Ndërhyrjet politike prishin marrëdhëniet fqinjësore

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama duke thënë se ndërhyrja politike prish forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciç  ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane, siç është konfirmuar së fundmi nga Këshilli Evropian, transmeton lajmi.net.

“Ne punojmë me të gjithë partnerët në rajon për të arritur këtë qëllim duke u bazuar në parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Kocijanciç.

Ajo ka theksuar se çdo formë e ndërhyrjes politike prish forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Rama dje deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në qoftë se nuk ka asnjë shans për anëtarësim në BE.

Check Also

Nasip Naço

LSI votë pro heqjes së imunitetit për Saimir Tahirin

Në një dalje për mediat deputeti i LSI-së Nasip Naço u shpreh se kjo forcë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *