Ballina / RAJONI / Rama shtyn vizitën në Beograd
edi rama

Rama shtyn vizitën në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të vizitojë Beogradin brenda muajit shkurt, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Siç konfirmojnë burime brenda kabinetit Rama, transmetojnë mediat shqiptare, vizita për në kryeqytetin serb do të shtyhet për më vonë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në Serbi.

Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vizita e Ramës, fillimisht e parashikuar për nëntor të vitit 2013, dhe pastaj e paralajmëruar për shkurt të vitit 2013, sërish është shtyrë. Herën e parë, sipas tij, Beogradi zyrtar e arsyetoi me përfundimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, sidomos në veri. Ndërsa tani, Maliqi thekson se vizita shtyhet për shkak se Serbia ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 16 mars, prandaj vizita në kohë të fushatës parazgjedhore nuk duket e përshtatshme.

Ndërkaq, për mediat shqiptare, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, ka thënë se nisur nga kjo situatë e papritur (zgjedhjet e parakohshme në Serbi) do ta këshillojnë kryeministrin serb, Ivica Daçiq ta ftojë Ramën në pjesën e dytë të muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.