Ballina / KRYESORE / Rama: Për Vuçiqin flamuri dhe himni serb

Rama: Për Vuçiqin flamuri dhe himni serb

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Tiranë, për vizitë zyrtare.

Duke folur për gazetën serbe “Danas”, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që kanë bërë Franca dhe Gjermania për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Rama ka thënë se gjatë vizitës së Vuçiqit, për herë të parë, në përputhje me protokollin shtetëror, do të ngrihet flamuri i Serbisë dhe do të intonohet himni serb.

Vizita e Vuçiqit është e para e një kryeministri serb në Tiranë.

Të hënën, në një intervistë për AFP-në, Rama ka thënë se vendi i tij do që të thellojë bashkëpunimin me Serbinë dhe të avancojnë së bashku në rrugën e paqes, bashkëpunimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama, ka thënë se Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që kanë bërë Franca dhe Gjermania për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

Vuçiq ka pasur disa përplasje me homologun shqiptar, i cili gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

Provo po ashtu

Ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë sivjet drejt INTERPOL-it

Përkundër skepticizmit brenda institucioneve të Kosovës për suksesin e mundshëm për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare …