Rrahman Rama

Rama: Për ushtrinë vendos politika

Gjenerali i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka deklaruar se shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës është plotësisht në duart e liderëve politik në vend.

Rama këto komente i ka bërë në ceremoninë e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së që u mbajt sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai shtoi se jo rastësisht FSK është institucioni më i besueshëm, pasi pjesë e saj janë djemtë dhe vajzat të këtij vendi që e bëjnë krenarë Kosovën çdo ditë. Mirëpo, Rama duke iu drejtuar kadetëve, kërkoi nga ta të mos bëjnë kompromis asnjëherë me detyrën, nderin dhe atdheun.

Vizioni i FSK-së, sipas tij, është se duhet përgatitje për t’u ballafaquar me sfidat e së ardhmes, ku edhe qëllimi i Qendrës është edukimi dhe zhvillimi i udhëheqësve të së ardhmes, dhe se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Qendra për Studime Universitare janë të përkushtuar në kryerjen e detyrave që këtë institucion të ndërtuar me mund dhe sakrificë të ngritët në një nivel të lartë akademik, duke bërë FSK-në lider të rajonit në shkollimin e udhëheqësve të së ardhmes.

Duke vlerësuar këtë ditë si të veçantë, Rama tha se modeli i shkollimit të oficerëve të FSK është amerikan.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi, tha se kjo qendër tanimë ka bërë një traditë në edukimin e oficerëve të ri, me rezultatet të cilëve krenohemi të gjithë.

Ai pati edhe një porosi për kadetët e rinj. Në fund kadetët i nënshkruan kontratat. Tashmë FSK-ja numëron 105 oficerë të promovuar nga kjo qendër, të cilat janë duke bërë një punë të shkëlqyer në njësitet e FSK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.