edi rama

Rama: Lufta me krimin nuk është lojë politike

Edi Rama, Kryeministri  i Shqipërisë ka komentuar sot operacionin policor “Forca e Ligjit” dhe ka sulmuar opozitën duke thënë se ata merren me lojëra ndërsa qeveria me punë konkrete. Ai foli edhe për agjentët e huaj që kanë ardhur ta ndihmojnë Shqipërinë në luftën e saj kundër krimit të organizuar.

Infoglobi ju sjell Rama të plotë reagimin e Edi Ramës në Facebook

Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe .

LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj.

Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.