rama_infoglobi

Rama: Liria e shprehjes arma më e fortë për të luftuar padrejtësitë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në panelin për lirinë e medias, deklaroi se “liria e shprehjes është arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes”.

“Për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shprehjes nuk nevojiten vetëm ligje të reja, por një përpjekje tërësore shoqërore. Liria e shprehjes, arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes. Nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizmi i funksionimit të saj”, tha Rama.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë shtoi se “cënimi flagrant i dinjitetit të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.