Ballina / KRYESORE / Rama: Kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Rama: Kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mësuar nga gabimet. Të paktën sa i përket Kosovës.

Kështu, kryeministri thotë se nuk do të flas më në emër të Kosovës.

Komentet i bëri duke folur rreth idesë për shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rama u shpreh se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda”, u shpreh Rama në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Sipas Ramës kjo çështje kërkon diskutim të brendshëm strategjik, gjë e cila sipas tij nuk po ndodh aktualisht në Prishtinë.

“Duhet të bëjmë një diskutim të brendshëm strategjik dhe këtë duhet ta bëjnë ata që e drejtojnë Kosovën. Dhe këtë nuk po e shoh që ata ta bëjnë. Shqiptarët duhet të diskutojnë si burra të kuvendit dhe jo hidh e prit në televizion vetëm për t’u konfliktuar. Ne kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë”, tha Rama.

@Fluidi

Provo po ashtu

gruevski-gjykate

Urdhër arresti. Policia e kërkon Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas njoftimit nga Gjykata Penale e Shkupit se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.