Nga arkivi

Rama: Do ta tërheq padinë ndaj Ramushit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do ta tërheq edhe zyrtarisht padinë për shpifje që ka bërë kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, sa i përket debatit rreth idesë së korrigjimit të kufijve.

Rama ka thënë se këtë gjë ia ka treguar Hardinajt teksa ka kërkuar që ta takojë në Prishtinë, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës.

E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë, ku do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve.

Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike.

Kështu që padia do të tërhiqet zyrtarisht”, ka thënë Rama në konferencë për media.

Ai ka ndarë edhe detaje rreth përpjekjeve për t’u takuar me Haradinajn në Prishtinë.

“Megjithatë Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve, për ta vizituar në Selinë e tij apo në shtëpinë e tij, kudo që të dëshironte. Dhe si paditës, që shkon tek i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej, duke më hapur derën. Për më tepër që do të doja të diskutoja edhe me të, për këtë çështje, që është shumë më e madhe se në si emra, sepse implikimet e kësaj teme mund të jenë marramendëse për Kosovën”, ka thënë Rama.

si dihet Haradinaj kishte refuzuar të takohet sot me Ramën, i cili ndodhet në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!