PËRBËRËSIT: 300 gram arra kokos
1/2 kg sheqer
400 gram qumësht pluhur
250 gram margarinë
2 vanilin sheqer
2 filxhana çaji ujë
lajthia ose gështenja – sipas dëshirës
PËRGADITJA:
2 filxhana uji i vendosim në një tenxhere dhe e lëme të zihet. I hedhim margarinë ,sheqerin pasi të zihet dhe e heqim nga zjarri. I shtojmë qumështin pluhur e përziejme prap me mikser, më pas i shtojmë edhe arra kokosin, vanile sheqerin prap e përziejmë me mikser mirë.
Masa duhet të qendrojë ne frigorifer 2 orë dhe pastaj i bëjme toptha ku seciles ia vëjmë nga një lajthi.