Radio sinjali misterioz nga hapësira po përsëritet çdo 16 ditë

Është ditur se radio sinjalet misterioze nga hapësira përsëriten, por për herë të parë, studiuesit kanë vërejtur në një seri shpërthimesh  se këto sinjale vijnë nga një burim i vetëm, gjysmë miliardë vjet dritë larg nga Toka.

Shpërthimet e shpejta të radios, ose FRB, janë shpërthime të valëve milisekondëshe nga hapësira. Radio sinjalet individuale lëshohen apo dëgjohen një herë dhe nuk përsëriten. Por, shpërthimet e shpeshta të sinjaleve dihet që dërgojnë radio valë të shkurtra, energjike, disa herë, shpërthim pas shpërthimi. Dhe zakonisht kur përsërisin, ato janë është sporadike ose shpërthejnë në grupe, shpalojnë observimet e mëhershme.

Midis 16 Shtatorit 2018 dhe 30 Tetorit 2019, studiuesit që janë pjesë e projektit kanadez “Identifikimi i intensiteti të hidrogjenit Kanadez / radio shpërthimet e shpeshta” kanë vërejtur se një lloj shpërthimi i valëve përsëritet në çdo 16.35 ditë. Gjatë katër ditëve, sinjali do të lëshonte nga një shpërthim ose dy në çdo or e pastaj nuk do të ndjehej për 12 ditë të tjera rresht.

Gjetjet u përfshinë në punimin ende që ende nuk është finalizuar.

Autorët e punimit janë pjesë e bashkëpunimit CHIME / FRB, i cili ka botuar një mori studimesh të shpërthimit të shpejtë të radio sinjaleve në vitet e fundit.

Sinjali i zbuluar që po përsëritet shpejt dhe shpesh dhe ate në çdo 16 ditë, raportohet se i takon një galaktikë masive spirale rreth 500 milionë vite dritë larg.

Studiuesit shpresojnë se duke studiuar origjinën e këtyre shpërthimeve misterioze, do të mund të përcaktojnë se çfarë i ka shkaktuar ato.

Deri më tani, janë studiuar vetëm shpërthimet të shpejta e të përsëritura nga shumë burime, por jo nga një burim i vetëm hapësinor.

“Zbulimi i një periodiciteti prej 16.35 ditësh në një burim të përsëritur FRB është një çelës i rëndësishëm për natyrën e këtij objekti,” shkruajtën studiuesit në studimin e tyre.

Në punim, studiuesit marrin në konsideratë shkaqet e mundshme, si lëvizja orbitale e një ylli ose një objekti që vepron si shoqërues në periferi të galaktikës. Autorët e një punimi tjetër, të cilët u konsultuan me studiuesit që zbuluan modelin, sugjerojnë se shkaku mund të vijë nga një yll neutron dhe sistemi binar i hershëm i tipit OB.

Yjet e neutroneve janë më të vegjlit në univers, mbetjet e supernovave. Diametrat e tyre janë të krahasueshëm me madhësinë e një qyteti si agoikago apo Atlanta, por ato janë tepër të dendura, me masa më të mëdha se ai i diellit tonë. Yjet e tipit OB janë yje të nxehtë dhe masivë, por jetojnë shkurt. Ndërveprimi midis këtyre të dyve dhe era që del nga ylli i tipit OB, mund të ndikojë në shkakun e përsëritjes së modelit të FRB.

Të kuptuarit e radio valëve të shpejta mund të ndihmojë astronomët të mësojnë më shumë rreth vetë universit. Sa më shumë shpërthime që analizohen, aq më mirë mund të jenë në gjendje të përdorin sinjalet për të hartuar sesi materia shpërndahet në univers.

Studiuesit besojnë se vëzhgimet në të ardhmen mund t’i ndihmojnë ata të përcaktojnë nëse shpërthimet e tjera të përsëritura të shpejta kanë një model. Në atë mënyrë, ata do të dinë nëse kjo lloj periodiciteti është përjashtim ose sjellje rutinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.