Ballina / Galeria / Qyteti sekret i Londrës që nuk është pjesë e Londrës

Qyteti sekret i Londrës që nuk është pjesë e Londrës

Autori i njohur anglez, poeti dhe kritiku letrar, Samuel Johnson dikur tha se “kur një njeri është i lodhur nga Londra, ai është lodhur edhe nga jeta; Pasi në Londër ka gjithçka që mund të përballojë jeta.”

Edhe pse jemi në vitin 2017, kjo shprehje duket se vlen ende, kjo pasi Londra vazhdon të jetë një nga vendet më të vizituara në botë.

Historia e dy qyteteve: Qyteti sekret i Londrës që nuk është pjesë e Londrës (Foto)

Ky qytet është njohur për urat e saj të mahnitshme, ndërtesat moderne dhe monumentet e bukura historike.
Shumica e njerëzve do t’ju tregojnë se Londra është një qytet i madh, por e vërteta është se brenda këtij qyteti të madh ka edhe një qytet i cili ka po të njëtin emër dhe ndoDhet brenda Londrës.

Qyteti i Londrës i vendosur brenda Londrës është në fakt Londra origjinale. Megjithatë, për t’i bërë gjërat më të qarta, duhet të kthehemi rreth 2000 vjet në histori, në kohën kur romakët pushtuan Britaninë dhe themeluan vendbanimin e quajtur Londinin.

Kur romakët arritën në Britani në 43 pas Krishtit, nuk kishte asnjë zgjidhje të përhershme nëkëtë vend, por nuk zgjati shumë kohë përpara se të krijohej Londiniumi. Qasja e tij në lumin Thames shndërroi vendbanimin e ri në një qendër tregtare të rëndësishme.

Qyteti filloi të zhvillohej me shpejtësi.Rreth dy shekuj pas krijimit të saj, Londiniumi u bë  një qytet i madh romak, me një popullsi prej mbi 10,000 banorësh. Ishte një nga qendrat më të rëndësishme tregtare në Perandorinë Romake dhe romakët u kujdesën mirë për të, duke ndërtuar kalatë për mbrojtje, përfshirë edhe Murin gjigant të Londrës, pjesët e të cilit mund të shihen edhe sot.

Muri i Londrës përcaktoi formën dhe madhësinë e qytetit.

Jeta në Londinium vazhdoi edhe pas largimit të Romakëve edhe pse qyteti përjetoi disa kohë të vështira, megjithatë nuk i’u  desh shumë kohë që ne qytet të rikthehej jeta e mëparshme.

Qendra e suksesshme tregtare nuk shkoi pa u vënë re nga William the Conqueror, i cili vendosi të mos e sulmonte, dhe në vend të kësaj hyri në një mënyrë miqësore në Londër, duke u ofruar qytetarëve disa privilegje, një ndër to, ishte njohja e lirive të tyre, por në këmbim të kësaj, atyre iu kërkua ta njohin William si mbretin e ri.Qytetarët e Londrës e njihnin William the Conqueror  si Mbretin e ri dhe fituan liritë e tyre. Gjatë gjithë viteve, shumë monarkë u ngritën dhe ranë, por Qyteti i Londrës dhe liritë e qytetarëve të saj mbetën të paprekura.

Megjithëse disa monarkë e panë qytetin si një kërcënim, duke menduar se ishte tepër i pavarur, i fuqishëm dhe i pasur, asnjëri prej tyre nuk bëri një përpjekje për të nënshtruar qytetin e Londrës në sundimin e tyre . Zona nuk ishte e varur nga ndonjë fuqi  dhe kishte sovranitetin për të qeverisur, taksuar dhe gjykuar vetë.Westminster u ndërtua afër me qëllim që të konkuronte me qytetin e fuqishëm të Londrës dhe kjo ishte koha kur lindi Londra e dytë. Qyteti i ri u zgjerua shpejt dhe përfundimisht e rrethoi qytetin e Londinin. Nga 1889 u formua Qarku i Londrës dhe emri u përdor më shpesh për zonën më të madhe që rrethonte qytetin origjinal të Londrës.

Qyteti i Londrës vazhdoi të funksiononte në mënyrë të pavarur, qeverisur nga një Korporatë edhe pas vitit 1965, kur Qarku i Londrës dhe Qarku i Middlesex u hoqën dhe u formua Londra e Madhe. Kryebashkiaku i Londrës së Madhe nuk ka të bëjë fare me qytetin origjinal të Londrës, i cili ende ka organe të veçanta qeverisëse dhe një kryetar Bashkie.

Në fakt, qyteti i Londrës është kaq i pavarur saqë ka flamurin, kreshtën, forcën e policisë, forcat e armatosura ceremoniale dhe një kryebashkiak, i cili ka një titull të veçantë, të Drejtën e Nderuar, Kryetarin e Bashkisë së Londrës.Qyteti i Londrës ka një popullsi prej 8,072. Duke marrë parasysh gjithçka, mund të konkludojmë se qyteti i Londrës është një komb i pavarur, por në fakt, ajo është vetëm një vend me një histori unike.

Check Also

ushtria_infoglobi

Tetë fakte që nuk i dini për Gardën Pretorian

Me shërbime të fshehta, forca speciale dhe administratorë urbanë, Garda Pretoriane e Romës ishte një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *