Ballina / LIFESTYLE / Qyteti me më pak stres në botë gjendet në Gjermani
shtutgardi

Qyteti me më pak stres në botë gjendet në Gjermani

Gjermania rezulton të ketë qytetet me më pak stres në mbarë botën.

Ky është përfundimi i një studimi të Forumit Ekonomik Botëror, që e argumenton këtë gjetje me faktin se qytetet gjermane kanë hapësira të mëdha të gjelbra, një trafik shumë pak të ngarkuar, e mbi të gjitha nivele shumë të larta të gjendjes shëndetësore të banorëve.

Janë pikërisht 4 qytete gjermane, që renditen në dhjetëshen e atyre më të qeta në botë. Mes tyre, Stuttgarti rezulton të jetë qyteti me më pak stres në planet.

Sidnei në Australi është i vetmi qytet joeuropian që përfshihet në “Top 10”, ndërsa klasifikimi vijon me Gracin (Graz) në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordonë (Bordeaux) në Francë, Bernën në Zvicër, dhe Luksemburgun.

Lind pyetja, sa i stresueshëm është qyteti ku banoni ju?

Provo po ashtu

Përfitimet nga fiku

Fiku është një prej frutave të shijshme të sezonit veror, por ka edhe shumë vlera …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.