Ballina / Galeria / Qytetet me ushqimin më të mirë në botë
marrakech, morocco

Qytetet me ushqimin më të mirë në botë

Keni menduar ndonjëherë se në cilat vende të botës përgatitet ushqimi më i mirë.  Kjo listë e publikuar në BBC shpalos pesë qytete në të cilat ai është fantastik.

Dhe e bukura e kësaj është se ai shitet kudo nëpër vendet publike të qytetit.

Stamboll, Turqi

Ushqimi turk ‘Doner kebaps’, mund të gjendet gati në të gjitha qytetet e Evropës. Mirëpo Stambolli, qyteti më i madh në Turqi, ofron shumë ushqime të shpejta. Kioska me specialitete ushqimore siq janë: ‘börek’ (pastë me petë), ‘simit’ (bukë me susam në formë të unayës, gjevrek), ‘kumpir’ (patate të pjekura të mbushura me gjithçka, duke nisur nga keqapi dhe turshitë e deri tek ullinjtë dhe sallami),

Chicago, Illinois

chicago ushqimi

Ushqimet me të cilat mund të shërbehesh në rrugët e Chicago-s janë gjysëm legale, pasi gatimi nuk është i lejuar në karroca dhe kamionë, por kjo nuk ka arritur të pengojë veprimet e: ‘Gaytro-Wagon’, ‘The Meatyballs Mobile’ (topëza mishi) dhe ‘Southern Mac’ (hamburgerë me djathë). Këto ushqime shërbehen nga kamionët që mbledhin dhe u ofrojnë qytetarëve ushqimet e përgatitura.

Marrakech, Morocco

marrakech, morocco

Të mbushur përplot me kiosqe të vogla, tregjet e Marrakech-it kanë qenë prej kohësh destinacione globale për kuzhinierët të cilët kërkojnë erëza specialiteti, drithëra dhe mish me plotë shije. Sheshi kryesor, ‘Djemaa el Fna’, është i mbushur me “tezga” me ushqim, mishra sezonal dhe ‘harira’ (supë me thjerrëza) dhe çanta të mbushura me fruta të thatë e arra.

Mexico City, Mexico

mexico city

Nuk do të mohojmë se ‘taco’ është ushqimi më i shijshëm që nuk bënë të anashkalohet nëse vizitoni Mexico-n, mirëpo ky ushqim nuk është i vetmi që vlen të provohet atje. Kryeqyteti meksikan ka shumë ushqime të tjera të shijshme që mund të konsumohen nëpër rrugë, të tilla si: ‘elotes’(misri në kalli) të pjekur, ‘Masa Huaraches’(misër i skuqur) , Tahitas dhe ëmbëlsira ‘Tlacoyos’.

New York City, New York

new york city

Mijëra ‘hotdog’, gjevrekë dhe ‘qebap’, të cilat kanë qenë gjithnjë një traditë vendore, mund të gjenden pikërisht në qendër të New York-ut. Mirëpo, ‘vala’ e fundit e kamionëve me ushqime ekstravagante nga ‘Wafels & Dinges’ e deri tek ‘Schnitzel & Things’, janë vendosur në rrugë dhe shërbejnë si atraksion turistik.

@Fluidi

Provo po ashtu

Pesë qytete evropiane ku mund t`i kalosh pushimet me çmime më të lira

Një nga qytetet më të lira për pushime vlerësohet të jetë Kieva, kryeqytet i Ukrainës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *