Nga arkivi

Qytetarët presin konsolidimin e institucioneve. Takohen sërish Kurti e Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa së shpejti pritet të nisin takim mes vete.

Takimi zhvillohet në Kuvendin e Kosovës. Kurti e Mustafa tashmë veç kanë hyrë brenda ambientit ku do të zhvillojnë takimin.

Kujtojmë se Kurti ka premtuar se do të ketë finalizim të marrëveshjes për koalicion me LDK-në para seancës konstituive.

Seanca e parë konstituive është thirrur nga presidenti më 26 dhjetor.

Zgjedhjet e parakohshme të Kosovës u mbajtën më 6 Tetor, gati tre muaj muaj pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Fitues i zgjedhjeve doli Vetëvendosje, kurse pas saj për nga numri i madh i votave reshtohet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga data e certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ, përfaqësuesit e dy partive të para janë takuar disa herë dhe , siç kanë deklaruar vetë ato “kanë harmonizuar programin për bashkëqeverisje”. Tani po takohen liderët e partive për ti finalizuar detajet e mbetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!