Ballina / KOSOVA / Qumështarët bllokojnë rrugët

Qumështarët bllokojnë rrugët

Rrugët që lidhin pikat doganore në gjithë Kosovën pritet të bllokohen sot nga traktorët, mjetet bujqësore dhe kafshët, transmeton TV Arta.

Kjo është protesta e prodhuesve dhe përpunuesve vendorë të qumështit në shenjë pakënaqësie ndaj mosrealizimit të kërkesave të tyre.

Kryetari i Shoqatës së prodhuesve të qumështit, Naser Bajraktari, ka thënë se në të gjitha problemet e këtij sektori i pari që e pëson është fermeri. Ai u shpreh i pakënaqur për situatën e këtij sektori, duke thënë se falimentimi i fermave dhe reduktimi i punëtorëve është një fenomen që po ndodh çdo ditë brenda këtij sektori.

Edhe kryetari i përpunuesve të qumështit, Ramadan Memaj, ka thënë se importi në të shumtën e rasteve bëhet edhe në mënyrë ilegale dhe hynë në treg me çmim shumë të lirë, gjë e cila po e vështirëson punën e fermerëve.

Provo po ashtu

Kontaminohet uji i pijes në Rahovec

Gjendje alarmante për shkak të kontaminimit të ujit të pijes ka shpallur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në …