Ballina / Reçeta / Quiche me kungulleshka

Quiche me kungulleshka

Receta e quiche-së është mjaft e thjeshtë, nëse përdorni brumin e gatshëm brise.

Mund ta mbushni me çfarë të doni por ne, në këtë rast, kemi zgjedhur kungujt dhe mocarelën.

Përbërësit për 6 persona:
2 kungulleshka mesatare të prera në feta të holla, 3 qepë të njoma të plota të prera imët, 2 lugë gjelle gjalpë, 1 petë sfoliatë, 1 e ½ gotë mocarelë e grirë, 1 gotë gjizë pa kripë, 150ml pana, 3 vezë, 1 thelb hudhër, kripë, piper, spec i kuq, jo djegës, pluhur.

Përgatitja:
Në një tigan jo ngjitës të nxehur mirë, hedhim pak gjalpë dhe kalojmë kungulleshkat e prera hollë. I heqim dhe i lëmë mënjanë. Të njëjtën gjë e bëjmë edhe me qepët e njoma. Kur të kenë marrë ngjyrë i hedhim mbi kungulleshkat.
Petën sfoliatë e presim në formë rrethore me diametër dy gisht më të madh se forma. E shtrojmë
në formë të cilën më parë e kemi lyer me pak gjalpë. Shtojmë mbi të gjysmën e kungulleshkave dhe të qepëve dhe i spërkasim sipër me djathë mocarela. Në një tas përziejmë bashkë gjizën, panën, vezët, hudhrën e grirë imët dhe erëzat. I rrahim mirë dhe
i hedhim mbi kungujt. E përhapim mirë dhe pastaj mbi të rregullojmë kungujt dhe qepët e mbetura. E pjekim në furrë për 35 – 40 minuta derisa thika të dalë e pastër. E lëmë të ftohet për 10 minuta para se ta shërbejmë.

Check Also

fluidi

Për meraklitë e ushqimit të shijshëm!

Nuk ka rendësi nëse jeni adhurues të ushqimit pikant apo preferoni t’i kënaqni sensorët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *