Ballina / KRYESORE / Qosja: As serbët nuk e zhvatën Kosovën sa oligarkët e saj sot
In Fabric
rexhep qosja

Qosja: As serbët nuk e zhvatën Kosovën sa oligarkët e saj sot

Akademik Rexhep Qosja thotë se nuk mund të di se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur Shqipërinë gjatë këtij çerekshekulli, por vlerëson se e di, përafërsisht se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur e plaçkitur dhe po e zhvat e po e plaçkit Kosovën sot.

Madje Qosja thekson se as serbët nuk e zhvaten Kosovës sikur oligarkët e saj të rinj. Qosja këto komente i ka shkëputur nga intervista e tij “Dy qeveritë dhe dy akademitë”.

“Nuk mund ta di se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur Shqipërinë gjatë këtij çerekshekulli, por e di përafërsisht se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur e plaçkitur dhe po e zhvat e po e plaçkit Kosovën sot. Serbia ishte pushtuese e pamëshirshme që e shfrytëzonte Kosovën, që përpos të tjerash edhe kolonizoi pjesë të madhe të saj me kolonë serbë” është shprehur ai.

Por Qosja, shkon më tej duke thënë se individualisht, veç e veç serbët nuk e zhvatën dhe nuk e plaçkitën Kosovën siç e zhvatën dhe e plaçkitën dhe siç po e zhvasin e po e plaçkitin bijtë e saj, oligarkët e saj politikë sot.

Check Also

varfri

Dita Ndërkombëtare e Zhdukjes së Varfërisë

17 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *