Ballina / Reçeta / Qofte buke të mbushur me mocarela

Qofte buke të mbushur me mocarela

Një recetë mjaft interesante për përgatitjen e qofteve, por me bukë dhe mocarela. Me shumë shije dhe krokante njëkohësisht, kjo pjatë do t’ju pëlqejë me siguri.

Përbërësit

1 gotë qumësht

1 vezë

350 gr bukë (të ndenjur)

1 thelpi hudhër

djathë kaçkavall (i grirë)

majdanoz

150 gr Mocarela

vaj

kripë

piper

Përgatitja

1.Futeni bukën e ndjenjur në qumësht të ftohtë. Kur të jetë bërë e butë, shtrydheni mirë dhe vëreni në një tas.

2.Rriheni vezën me kripë, piper dhe kaçkavall të grirë.

3.Grini hudhrën dhe majdanozin. Shtoni bukën dhe përziejeni mirë me duar derisa të merrnini në përzierje mjaft homogjene.

4.Prijeni mocarelën në kube. Lagni duart dhe formoni topa të vegjël me pëllëmbën e duarve.

5.Në qendër të përzierjes vendosni një copë mocarela dhe mbylleni qoften rreth e përqark, duke e mbyllur mirë.

6.Vini vajin të ngrohet në një tigan. Skuqini qoftet dhe shërbejini të ngrohta.

@Fluidi

Provo po ashtu

Lazanja

Lazanja me spinaq

Një version shumë i lehtë vegjetarian i lazanjës klasike Përbërësit: 1 lugë e mesme vaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.