Ballina / KOSOVA / QKUK: 4 raste të rënda me fruth
In Fabric
qkuk

QKUK: 4 raste të rënda me fruth

“Në QKUK aktualisht janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, kurse 75 raste të tjera janë liruar për në shtëpi pas ofrimit të ndihmës mjekësore”.

Kështu deklaron infektologu Hamdi Ramadani, njëherësh drejtor i Klinikës infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

Sipas Ramadanit, pacientët janë të moshave të ndryshme.

“Në mesin e tyre ka foshnja e deri tek pacientë të moshës 40 vjeçare” thotë Ramadani.

Të mërkurën në QKUK ka ndërruar jetë foshnja 14 muajshe i komunitetit rom, foshnje kjo që ishte prekur nga fruthi.

Të dhënat statistikore shpalojnë se Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit.

Rreth 95 për qind e fëmijëve, janë të vaksinuar.

Fruthi, ishte një nga sëmundjet, që falë vaksinimit, nuk kishte shënuar raste të reja në Kosovë që nga viti 2001, mëson infoGlobi nga zyrtarët e QKUK-së.

Sivjet, si po shihet nga deklaratat e ekspertëve dhe situata në QKUK, fruthi ka marr hov dhe po merr përmasat e një epidemie./infoglobi/m.d.

Check Also

lumir abdixhiku, LDK

LDK kundër rishikimit buxhetor

Lumir Abdixhiku i LDK’së, i cili edhe e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa, tregoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *