Ballina / BLOGU / Qindra persona protestojnë pas ndalimit të Puigdemont në Gjermani

Qindra persona protestojnë pas ndalimit të Puigdemont në Gjermani

Qindra persona kanë protestuar të dielën në rajonin e Spanjës, Katalonjë pasi ish-lideri i kësaj territori, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet gjermane.

Të paktën 89 persona janë plagosur në përleshjet mes policisë, ndërsa katër persona janë arrestuar deri më tash.

Puigdemont, kërkohet nga Spanja për rebelim dhe kryengritje ndërsa është ndalur nga policia gjermane pas një fletë-arresti evropian.

Ai pritet të paraqitet sot para një gjykate në Gjermani.

Puigdemont është ndaluar në rrugën e tij nga Danimarka në Beligjikë, vend në të cilin ka jetuar në azil të vetë-imponuar prej kur parlamenti i Katalonjës pati shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja në muajin tetor.

Fletë-arresti për ish-liderin katalan është rilëshuar të premten.

@Fluidi

Provo po ashtu

Misteret e pabesueshme të kordonit të kërthizës (FOTO)

Kjo kordë e vogël është lidhja nga një botë në tjetrën, si dhe burim dashurie …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.