fbpx
qeveria

Qeveria votohet të shtunën në ora 16:00. Seancën mund ta shtyej Lista Serbe

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës do të mbahet nesër në orën 16:00.

Seanca e jashtëzakonshme, me vetëm një pikë është “zgjedhje a Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I mandatuar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e PAN-it me PDK-në dhe Nismën, ndërsa në koalicion janë edhe AKR, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Për t’u zgjedhur Qeveria, duhet t’i ketë së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për mbajtjen e seancës e ka konfirmuar vetë Kuvendi i Kosovës , i cili tanimë ka publikuar në ueb faqen zyrtare informacionin pë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të legjislativit.

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se sot do të mbajë një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Serbisë.  Takimi do të fillojë në orën 13:00 dhe kjo shton gjasat që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës mos të fillojë me kohë.

Ditë në parë Lista Serbe pati theksuar se lidhur me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës do të konsultohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndryshe, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, i rizgjedhuri për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk pranon të jetë kryetar i Kuvendit nëse i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk bëhet kryeministër.

“Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër”, ka thënë Veseli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.