brezovica

Qeveria me vendimin për Brezovicën tremb investitorët

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për ta shfuqizuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Brezovicë, vendim ky që u mbështet edhe nga ministrat serb, por që u kundërshtua ashpër nga ministrat Dardan Gashi e Besim Beqaj.

Pas dështimit të privatizimit të Brezovicës, vendimi e qeverisë u vlerësua, si një mesazh tjetër i keq që Kosova përqon te investitorët e huaj.

Zv.kryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, pas kundërshtimit që i ka bërë këtij vendimi në mbledhjen e qeverisë, në një prononcim ka thënë se një vendim i tillë është kundër interesave të Kosovës.

Vendimi i sotëm i Qeverisë për të shfuqizuar shpronësimin e pronave private në Brezovicë, sipas ministrit Gashi, bie në kundërshtim me interesin e investitorëve potencial të jashtëm.

Kërkesa e sjellë në Qeveri nga ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, e që mori mbështetjen edhe të ministrave serbë në qeverinë e Kosovës, u kundërshtua nga ministri Gashi, i cili tha se projekti është ende i hapur, dhe në këtë formë Kosova u dërgon sinjal negativ investitorëve të huaj potencial, nëse pika kyqe, pra prona bllokohet.

Por, arsyetimi i ministres Reshitaj, ishte se projekti i qendrës së skijimit në Brezovicë kishte dështuar, dhe tani qytetarët po kërkonin paratë e shpronësimit, duke e dërguar shtetin edhe nëpër gjykata.

Projekti i qendrës së skijimit në Brezovicë, i cili tashmë ka dështuar, ishte kundërshtuar ashpër edhe nga Beogradi, pasi pretendonte pronësinë e komplekseve turistike aktuale në atë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.