Ballina / Kulturë / Qeveria të përkushtohet më shumë rreth kulturës

Qeveria të përkushtohet më shumë rreth kulturës

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është pritur në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi me të cilin, me theks të veçantë, kanë biseduar rreth gjendjes kulturore në vend.

Kuçi dhe Hoti kanë diskutuar rreth zhvillimeve kryesore që kanë karakterizuar vitin 2016 në fushën e kulturës, rinisë e sportit.

Zëvendësministri Hoti ka theksuar suksesin e madh të arritur në sport nga xhudistja Majlinda Kelmendi e cila arriti të rrëmbejë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Ai tha se sukseset e tilla duhet të shërbejnë si shembull që shteti të investojë edhe më shumë në të rinjtë që me sukseset e tyre po bëjnë që bota të kthejë kokën nga Kosova.

Temë diskutimi ka qenë edhe mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe këtu është theksuar nevoja më e madhe që Qeveria e Kosovës, së bashku me të gjithë akterët e saj të angazhohet më shumë për fazën tjetër të aplikimit, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi faktin se Qeveria e Kosovës, në planin e saj strategjik, gjithmonë ka si prioritet ka kulturën e sidomos trashëgiminë kulturore.

Sikurse zëvendëskryeministri Kuçi, ashtu edhe zëvendësministri Hoti, u pajtuan se Qeveria duhet të përkushtohet më shumë rreth kulturës.

Është diskutuar gjithashtu edhe suksesi i Kosovës në fushën kinematografike e këtu është përmendur nominimi  për “Oscar” i filmit SHOK.

Të dy u dakorduan që për vitin 2017, kultura me të gjitha fushat e saj të jenë prioritet i Qeverisë së vendit dhe të punohet edhe më shumë sidomos në shtrirjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shteteve të ndryshme, në projekte konkrete dhe relevante.

Provo po ashtu

INSPIRUESE: Lufta kundër kuçedrës

Efekti i cili e përcjell përqendrimin konstant në të keqen gjithmonë është katastrofal. Ata, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.