Ballina / KOSOVA / Qeveria sot diskuton buxhetin !!!
qeveria

Qeveria sot diskuton buxhetin !!!

Qeveria në largim e Kosovës, sot do të mblidhet për të vendosur në lidhje me buxhetin e vendit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Edhe pse Kuvendi është i shpërndarë, aty ku dërgohet për miratim buxheti i shtetit.

Mbledhja është kërkuar për rirregullim dhe rialokim të mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për të mundësuar funksionimin e të gjithë sektorëve.

Buxheti i Republikës së Kosovës  për vitin 2020 është në fazën  finale, dhe vetëm pritet për miratim në Qeveri të Kosovës.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, para vendimit që buxheti të futet seancën e radhës të Qeverisë kishte deklaruar se ” nuk do të diskutohet për buxhetin në mbledhjen e qeverisë”.

“Jo, nuk është në pyetje buxheti, se ne e kemi diskutuar çështjen e buxhetit. Do të thotë të gjitha ligjet që kanë qenë në Kuvend edhe kanë kaluar në komisione me shkresë na u kanë kthyer. Komisionet duhet me qenë funksionale. Por nëse mbahet mbledhja e Qeverisë, mbahet për çështje të rregullta të mirëmbajtjes së punës dhe aktivitete që janë të domosdoshme”, kishte deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se mbledhje të qeverisë mund të ketë, por nuk do të thotë se është për buxhet.

Sipas tij në bazë të ligjit qeveria është dashur të miratojë dhe procodojë buxhetin deri më 31 tetor.

Sido që të jetë buxhetin për vitin 2020 në fund duhet ta votojë Kuvendi i Kosovës, i cili aktualisht nuk është konsoliduar ende për shkak të zgjedhjeve të parakohshme .

Në rast se krijohet koalicioni Vetëvendosje – LDK, propozim buxheti i qeverisë aktuale nuk do të kalojë ose me fjalë të tjera ai do të pësoi ndryshime rrënjësore për shkak të dallimeve të mëdha që kanë subjektet në ardhje me ato në ikje. Këto dallime jan% vërejtur gjatë gjithë fushatë zgjedhore, gjatë të cilës u shpërfaqën dallime të mëdha programore mes partive ./infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.