Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK, emëron anëtarët e ri

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës. Kjo është bërë nën arsyetimin se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Në mbledhjen e 17-të, Qeveria Kurti ka emëruar Bordin e ri në përbërje:

Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;

Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.

Ndryshe Qeveria Kurti para këtij ka shkarkuar edhe tri borde të ndërmarrjeve publike u shkarkuan nga Qeveria Kurti brenda dy javësh. Fillimisht u mor vendimi për shkarkimin e Bordit të Telekomit, për të vazhduar më pas me shkarkimin e bordit të Infrakosit dhe Trepçës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.