Qeveria në detyrë shkarkon edhe dy borde të ndërmarrjeve publike

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës së Kosovës.

Shkarkimi i bordit të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, është bërë me arsyetimin se ka pasur, siç thuhet në komunikatën për media, shpërfillje të humbjeve të shkaktuara nga kryeshefi, mos adresimi i opinionit të auditorit si dhe emërimi i parregullt i ushtruesit të detyrës së kryeshefit.

Bordi i Postës së Kosovës thuhet të jetë shkarkuar me arsyen se kanë shkelur detyrat finaciare.

“Në raportin për vitin 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinionin se pasqyrat vjetore financiare të Postës nuk paraqesin gjendjen e drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale në këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës për media.

Qeveria ka emëruar më pas anëtarët e rinjë të këtyre dy kompanive si dhe të kompanisë së hekurudhave “Infrakos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.