fbpx

Qeveria mbulohet me flamurin kuq e zi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka uruar 28 nëntorin përmes një videoje.

Hoti, nëpërmjet Facebook’ut të tij, ka publikuar një video ku shihet momenti i vendosjes së flamurit kuq e zi në objektin e Qeverisë.

“Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë një pamje të mrekullueshme sonte. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit!”, ka shkruar ai.

Mikja e tij në detyrë, Vjosa Osmani, ka lajmëruar përgjatë ditës së djeshme se flamuri kombëtar do qëndrojë në afërsi të objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës.

I pari i ekzekutivit, në nder të ditës së 28 nëntorit, e cila njihet edhe si data e lindjes së Adem Jasharit, bëri homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz.

LINKU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.