Qeveria kalon 2 Projekligjet, pritet votimi në Kuvend

I Plotësuar – Seanca e Kuvendit është shtyer për orën 21.

Sapo ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të procedohen për në Kuvend projektligjet për Dhomat e Specializuara të cilave pak më parë iu dha drita jeshile nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e partive opozitare të cilët po ashtu pritet ta bojkotojnë edhe vazhdimin e seancës së parlamentit, njofton Klan Kosova.

——-

Pas seancës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën në procedurë të shpejtuar u miratuan dy Projektligjet për Specialen, deputetë e ministra të kabinetit qeveritar, me në krye me Isa Mustafën, janë futur në Kuvend ku pritet të votohet për projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Projektligjin për shpenzime e ka votuar kundër vetëm ministri Branimir Stojanoviq.

Qeveria ka miratuar dy Projektligjet pas votimit të amandamentit kushtetues 24 që kaloi sot në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.