Qeveria i ndan 70 mijë euro Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti

Qeveria në detyrë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn, ka ndarë 70 mijë euro për Zyrën e Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Sipas njoftimit nga qeveria për mbledhjen e 115-të, kjo shumë është ndarë “për nevojat dhe aktivitetet e Koordinatorit Nacional për Rini dhe Kulturë”.

Arsyetim për ndarjen e këtyre fondeve nuk ka pasur, por propozimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bë nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që kërkoi nga kabineti aprovimi i kërkesës së kësaj zyre për ndarjen e 70 mijë eurove. Kabineti aprovoi kërkesën dhe Ministria e Financave u obligua që të bëjë transferin e mjeteve. Mjetet u ndanë nga Fondi Rezervë.

Nga Fondi Rezervë, pos këtyre mjeteve, në mbledhjen e sotme, u miratua vendimi që 350 mijë euro të kalojnë në buxhetin e Zyrës së Kryeministrit.

Koha.net ka provuar të flasë me Hotin për të dhënë më shumë detaje për nevojat dhe aktivitetet e zyrës që ai udhëheq, por një gjë e tillë ishte e pamundur të martën në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.