Qeveria me Fond të Punësimit prej 1 miliard eurosh

Qeveria e Kosovës do të marrë së shpejti vendimin për themelimin e Fondit të Punësimit, i cili do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme dhe që do të riatdhesohen, e që do të krijojë mundësi të reja për punësim dhe zhvillim ekonomik. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Odën Ekonomike të Kosovës, ku ka folur për Fondin e Punësimit dhe nevojat e komunitetit për punësim.

“Jam i bindur se fondi i punësimit do t’i jap hov te madh ekonomisë së Kosovës, duke rritur mirëqenien e qytetarëve përmes hapjes së vendeve të reja te punës”, ka pohuar Thaçi, duke shtuar se pasuria më e madhe që ka Kosova sot është potenciali i burimeve njerëzore.

“Ne jemi populli më i ri në Evropë dhe ky fond do bëj të mundur që gjithë ky potencial i madh i krahut të punës të shpërfaqet e të vihet në përdorim”, ka thënë ai.

Thaçi është  i bindur se Fondi i Punësimit  do t’i jap një hov të madh ekonomisë së Kosovës duke mundësuar hapjen e bizneseve të reja dhe konsolidimin e bizneseve ekzistuese, si dhe duke rritur mirëqenien e qytetarëve nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës.

“Ne do të jemi në dispozicion të dialogut, të debatit, të dëgjimit të opinioneve tuaja, këshillave tuaja, rekomandimeve. Jemi këtu së bashku edhe me ministrin Beqaj, prandaj, me siguri kryetari do ta hapë debatin, ti dëgjojmë opinionet tuaja, se si mund të implementohet ky fond, dhe si do të jetë ky partneritet edhe më i mirë, edhe më i produktiv mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të biznesit”, ka thënë ai. InfoGlobi/L.B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.