Ballina / KOSOVA / Qeveria e aprovoi Planin për Liberalizim të Vizave
vizat

Qeveria e aprovoi Planin për Liberalizim të Vizave

Qeveria e Kosoves në takimin e  saj, aprovoi planin e veprimit për Liberalizim të Vizave, i cili ndërlidh Kriteret nga Udhërrëfyesi për Liberalizim të Vizave të publikuar me 14 Qershor 2012 dhe Raportin e Progresit për Liberalizim të Vizave të publikuar me 12 Shkurt 2013.

kabineti qeveritarPrishtinë: “Plani përmban veprime konkrete për përmbushjen e tyre dhe indikatorë matës, të cilët do të shfrytëzohen për të monitoruar zbatimin e kritereve dhe rekomandimeve. Gjithashtu janë identifikuar në mënyrë të qartë dhe të hollësishme institucionet përgjegjëse dhe ato përkrahëse, afatet kohore, si dhe buxhetin shtesë për të zbatuar këto kritere dhe rekomandime” njofton Ministria e Integrimeve Evropiane.

Kjo ministri njofton se “Institucionet përgjegjëse dhe ato përkrahëse janë përgjegjëse për zbatimin e kritereve dhe rekomandimeve, në bashkëpunim të ngushtë mes vete dhe në koordinim me partnerët relevantë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, posaçërisht me Komisionin Evropian, Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-in dhe me projektet përkrahëse”.

“Indikatorët e listuar do të zbatohen gjatë vitit 2013, të gjitha resurset e nevojshme njerëzore, teknike dhe financiare do të jenë në dispozicion për zbatimin e tyre, bazuar kjo në përkushtimin dhe vullnetin e plotë politik të Republikës së Kosovës për zbatimin e Udhërrëfyesit” njofton Ministria./infoGLOBI/

Lexo edhe:

Udhërrëfyesi për Liberalizim të Vizave

Raportet për procesin e liberalizimit të vizave

 

@infoglobi

Provo po ashtu

Për një deakadë u vodhën 4 miliardë të dhëna

Dekada e kaluar ka parë një ‘shpërthim’ në numrin e njerëzve që u besojnë kompanive …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.