Ballina / Fashion/Beauty / Qerpikë më të gjatë dhe më të shpeshtë! Ja si …
qerpiket

Qerpikë më të gjatë dhe më të shpeshtë! Ja si …

Qerpikët janë ai detaj, i cili çdo femër mund ta bëjë të duket më femërore dhe më provokuese. Ëndërr e çdo femre janë qerpikët e dendur dhe të gjatë.

1. HIQENI GRIMIN Para se ta vëni maskarën, qerpikët duhet t’i pastroni mirë e mirë. Maskara është njëri nga ato produktet kozmetike të cilat hiqen më me vështirësi. Nëse në mbrëmje nuk e hiqni tërë maskarën, atëherë në mëngjes do ta vëreni se vendosja e saj do të jetë më e vështirë dhe assesi nuk mund ta arrini efektin e dëshiruar. Për këtë shkak ka rëndësi që t’i përgatisni qerpikët për shtresën e re të maskarës.

2. LAKONI QERPIKËT Lirisht lakoni qerpikët, nëse nuk i keni vetë të lakuar. Qerpikët e tillë duken më të gjatë, meqë me lakimin e tyre, arrihet efekti i qerpikëve më të gjatë.

3. KUJDESI NDAJ QERPIKËVE Për qerpikët e fortë dhe të shëndetshëm gjithsesi përdorni vaj kualitativ të bajameve. Jastëkët kozmetikë zhytni në vajin e bajameve dhe fërkoni lehtë qerpikët. Përpiquni që kjo të bëhet pjesë e rutinës suaj të mbrëmjes. Do ta vëreni që qerpikët tuaj, me kalimin e kohës, do të bëhen më të dendur dhe më të gjatë.

4. MASKARA KUALITATIVE Maskara ka më së shumti rëndësi! Mos e nënvlerësoni produktin të cilin e përdorni. Më së shumti ka rëndësi ta përzgjidhni atë produkt, me të cilin e arrini efektin e dëshirueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.