fbpx

Qeni që shpëtoi 17 njerëz nën rrënoja në Nepal

Qeni i adoptuar ripley, i cili rrugën e tij jetësore e ka filluar në shtetin Ajova, është gjetur në ballina të medieve si heroi i vërtetë nepalez.

Jo fort moti Ripley ka bredhur rrugëve të Sioux City-it. Shpëtuesi dhe trajneri i tij Gari Angel shpejt ka vërejtur se Ripley ka tepricë energjie dhe ka vendosur që këtë karakteristikë të qenit ta shfrytëzojë për qëllime të mirë.

Ripley kështu është bërë qen shpëtimtar, ndërsa pas tërmetit katastrofal në Nepal, ai ka dëshmuar të gjitha aftësitë e tij.

Në të vërtetë, qenu me udhëheqësit e tij deri më tash ia ka dalë të shpëtojë 17 njerëz, të cilët janë gjendur nën rrënoja, duke përfshirë edhe një 15-vjeçar.

“Mendonim se kurrë askush nuk do ta adoptojë, sepse përherë ishte i parehatshëm dhe u npengonte të gjithëve. Por mu qen të tillë kërkohen në rastet çfarë është Nepali. Ata mund të qëndrojnë gjatë në këmbë dhe të mbesin mjaft të fokusuar”, ka thënë Angel. -InfoGlobi