Ballina / Reçeta / Qengj me djathë dhe vezë

Qengj me djathë dhe vezë

Përbërësit

800 gr mish qengji

4 kokrra vezë

80 gr djathë Pecorino (i copëtuar)

200 ml verë e bardhë

1 thelpi hudhër

1 degë rozmarinë

gjysmë kokërr lëng limoni

3 lugë gjelle vaj ulliri (ekstra i virgjër)

kripë

piper

Përgatitja

1.Pastroni mishin nga dhjami dhe priteni në kubikë rreth 3 centimër.

2.Hidhni në tigan vaj ulliri, hudhrën e prerë përgjysmë dhe gjysmën e degës së rozmarinës dhe skuqeni me hudhrën.

3.Shtoni copat e mishit.

4.Kavardiseni mishin në zjarr të fortë dhe kur të jetë skuqur nga të gjitha anët, shtoni verën e bardhë, pak kripë dhe lëreni në zjarr të ulët, mbuluar me kapak, për rreth gjysmë ore.

5.Kur mishi të jetë zbutur hiqni degën e rozmarinës.

6.Në një tas rrihni mirë vezët dhe shtoni djathin e grirë dhe lëngun e një gjysmë limoni.

7.Hidheni masën në tiganin ku po gatuhet mishi, i zier tashmë.

8.Përziejeni mirë në mënyrë që vezët dhe djathi të shpërndahen nëpër të gjithë sasinë e mishit dhe lëreni në zjarr deri kur veza të jetë zier. Servireni të nxehtë.

Check Also

fluidi

Për meraklitë e ushqimit të shijshëm!

Nuk ka rendësi nëse jeni adhurues të ushqimit pikant apo preferoni t’i kënaqni sensorët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *