Qëndresa e plagosur, tentim vrasje me paramendim

Dje më 9.IX.2020 rreth orës 6. 00 të mëngjesit, Fisnik (Rexhep) Rama, rreth  40 vjeç nga Klina e Poshtme e Skënderajt, mësues i artit në Mitrovicë, derisa ishte duke fjetur bashkëshortja e tij, Qëndresë (Halit) Barani (36) mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Mitrovicë,  me dy fëmijë, Pamorin 8 dhe Poemen  5  vjeç në dhomën e gjumit, Fisniku i bie me thikë 11 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke tentuar ta vras, me këtë rast i shkakton plagë të rëndë dhe të lehta.

Qëndresës ndihmën e parë ja dhanë në spitalin e Skenderajt, prej aty e përcjellin në spitalin e Mitrovicës, pastaj e dërgojnë në spitalin e Prishtinës, në repartin e Kirurgjisë Plastike ku e operojnë në të dy duart dhe pastaj ia vënë duart në gips, ku është e obliguar që gipsin ta mbajë plot 6 javë ditë. Fisnikun e kanë arrestua policia dhe nuk jemi në dijeni ku ndodhet tani.

Vlen të ceket se rastësisht krye me parapërgatitje e paramendim, edhe tri raste më herët, brenda dy viteve Qëndresa ka qenë e keqtrajtuar rëndë fizikisht nga Fisniku, dhe është i dënuar me 12 muaj burg, me kusht për njërin prej tri rasteve të mëparshme, të keqtrajtimit fizik të cekur më lart.

KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, e dënon rastin e tentim vrasjes dhe njëkohësisht kërkon nga organet e drejtësisë që dorasin ta nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’ia shqiptojnë dënimin e merituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.