tumoret

Qeliza inteligjente për të luftuar tumoret

Studiuesit e universitetit britanik të Surrey dhe atij kinez ttë Dalianit, kanë realizuar nanoqeliza inteligjente për të luftuar tumoret nëpërmjet nxehtësisë, sipas publikimit të këtij punimi në revistën shkencore “Nanoscale”.

Të aktivizuara nga një fushë magnetike e jashtme, këto qeliza janë në gjendje të arrijnë një temperaturë deri në 45 gradë Celsius për të vrarë qelizat e sëmura duke u ftohur menjëherë për të mos dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Ky lloji trajtimi përdoret aktualisht në disa lloje tumorësh për të përforcuar efektet kirurgjikale të kemioterapisë dhe të radioterapisë, ku objektivi është që të dobësohen ose shkatërrohen disa qeliza kancerogjene duke shkaktuar një lloji tempereature lokale që lëviz mes 42 dhe 45 gradë Celsius.

Për ta bërë këtë hipertermi më të përqëndruar dhe të sigurit, studiuesit britanikë dhe kinezë kanë krijuar qeliza të mëdha afërsisht sa një e milionta e milimetrit, të përbëra nga zink, kobalt dhe krom, që mund të injektohen pranë tumorit dhe të aktivizohen nga një kamp magnetik i jashtëm duke arritur temperatura deri në 45 gradë dhe më pas ftohen automatikisht, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e efekteve anësore, përcjell Atsh.

Madje testet e para laboratorike kanë treguar se këto nanoqeliza kanë një nivel të ulët toksik dhe nuk duket se i shkaktojnë dëme të përhershme organizmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.