zgjedhjet, balotazhi

PZAP: Nuk ka rinumërim në Prishtinë dhe Prizren, reagon LDK

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesat e Lidhjes Demokratike për rinumërimin e votave në Prishtinë, si dhe ankesat e Partisë Demokratike në Prizren.

PZAP-i ka publikuar vendimet rreth ankesave të subjekteve politike pas mbajtjes së balotazhit më 19 nëntor.

Sipas vendimit të PZAP-it, nuk do të ketë rinumërim të votave në Prishtinë, që e kishte kërkuar LDK-ja, ndërsa këtij subjekti politik nuk i janë aprovuar ankesat as për komunën e Dragashit dhe Kamenicës.

As Prizreni nuk do të shkojë në rivotim, sipas vendimit që mori PZAP-i, ndërsa ankesat PDK-së i janë refuzuar edhe në Rahovec dhe Klinë.

Pas refuzimit që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i bër ndaj ankesave të PDK-së dhe LDK-së , ka reaguar kjo e fundit.

LDK-ja insiston se në Prishtinë është dashur të ndodhë rinumërimi.

Kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, thotë se ka argumente që flasin për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.