pzap

PZAP, mbi 30 ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se kanë marrë edhe ankesat e para për parregullsi të paraqitur në procesin zgjedhor.

Kryesuesi i Sekretariatit të Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, tha se ky panel deri më tash ka pranuar disa ankesa, të cilat kryesisht janë bërë nga subjektet politike.

“Gjatë ditës së sotme janë paraqitur deri më tani katër ankesa që i referohen thyerjes së heshtjes zgjedhore. Derisa, gjatë ditës së djeshme kemi pasur 31 ankesa që po ashtu kanë të bëjnë me thyerje të heshtjes zgjedhore”, tha Desku.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.