Ballina / KOSOVA / PZAP-it i dorëzohen 100 ankesa

PZAP-it i dorëzohen 100 ankesa

100 ankesa janë dorëzuar në PZAP pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja.

Këtë e ka konfirmuar edhe Mulë Desku nga ky institucion.

Ai ka bërë të ditur se numrin më të madh të ankesave e kanë parashtruar partitë minoritare në Kuvendin e Kosovës.

“23 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, 5 ankesa VV, 6 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT”, kë bërë të ditur Desku.

Me të marrë vendimin nga PZAP, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.