Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / PZAP: Hidhet poshtë ankesa e Nismës për votat nga Serbia
pzap_infoglobi

PZAP: Hidhet poshtë ankesa e Nismës për votat nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën duke e quajtur si të pasafatshme.

“Paneli pasi që e vlerësoj afateshmërinë e ankesës gjeti se e njëjta është e pas afatëshme ngase ankuesi i referohet parregullsive në QNR ku mund të paraqitet ankesë në PZAP brenda 24 orëve nga ndodhja e shkelës së supozuar nga kjo rezulton se e njëjta është paraqitur pas afatit ligjor të përcaktuar me dispozitën ligjore të nenit 105 paragrafi 1 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Provo po ashtu

qkuk

QKUK liron 12 pacientët që thonë se u helmuan nga zarfet me vota nga Serbia

Dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.