Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / PZAP: Do të gjobiteni nëse shkelni rregullat zgjedhore

PZAP: Do të gjobiteni nëse shkelni rregullat zgjedhore

Subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, paralajmërohen nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa se i presin gjoba nga më të ndryshmet në rast se bëjnë shkelje të rregullave gjatë procesit zgjedhor.

Deri më tani, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje nuk kanë nënshkruar ndonjë kod të përbashkët me të cilin zotohen për garë fer e demokratike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP] pret që subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gjatë procesit zgjedhor të respektojnë kodin e mirësjelljes dhe shpreson se nuk do të ketë nevojë për shqiptimin e gjobave ndaj tyre.

Kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku thotë për Radion Evropa e Lirë se PZAP i paralajmëron partitë politike se nuk do të tolerojë asnjë parti politike apo individ në rast se bën shkelje para dhe gjatë procesit të votimit.

“Ndër shkeljet më të shpeshta që kanë ndodhur kanë qenë, përdorimi i fëmijëve në fushatë, vendosja e posterëve në hapësira publike, vendosja e posterëve në objektet private, vendosja e tavolinave në vendet e ndryshme me posterë të ndryshëm. Pra, këto kanë qenë shkeljet më të shpeshta në zgjedhjet e kaluara”, tha Desku.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte gjobitur gjithsej 15 subjekte politike në vlerë prej 257 mijë e 350 euro.

Mul Desku thotë se partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të zhvillojnë garë demokratike e korrekte dhe të mos bëjnë gabime që kanë si pasojë gjobitjen e tyre.

“Për shembull, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 kemi pasur gjoba të shqiptuar ndaj subjekteve politike në vlerë deri 86, 700 euro, kurse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kishte 348, 900 euro gjoba të shqiptuara. Kështu që nuk do të thotë se masat e shqiptuara nuk ndikojë në përmirësimin e bërjes së fushatës zgjedhore nga partitë politike. Ato duhet të kenë një përkushtim më të madh për t’i vetëdijesuar përkrahësit e tyre, kandidatët që të mos bëjnë shkelje”, tha Desku.

Demokracia në Veprim është një rrjet prej 10 organizatave anëtare dhe 38 organizatave partnere të cilat do ta monitorojnë procesin e zgjedhjeve, por edhe fushatën zgjedhor. Ky rrejt i organizatave edhe në zgjedhjet e kaluara ka bërë ankesa të ndryshme në PZAP, për shkeljet që kanë bërë partitë politike gjatë procesit të zgjedhjeve.

Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës (që bën pjesë në rrjetin Demokracia në Veprim), thotë për Radion Evropa e Lirë, se pritjet janë se partitë nuk do të bëjnë shkelje të mëdha.

“U bëjmë thirrje subjekteve politike që të mos i vendosin posterët apo pankartat e ndryshme vend e pa vend. Të mos i vendosin ato sidomos në drunj publikë, në semaforë, në shenjat e komunikacionit, në rrugë e në ndërtesa publike, pasi që dëmtojnë ambientin dhe e dyta edhe qytetit duket goxha i shëmtuar me to”, tha ai.

Organizatat joqeveritare në Kosovë të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thonë se janë duke u fokusuar në disa çështje, që ishin evidentuar edhe në proceset e kaluara si parregullsi dhe shkelje.

LEXO EDHE: Vodhën votën, 21 shkuan në burg e 41 u dënuan me gjobë

 Financimi i partive: Rriten donacionet , ulen gjobat !!!

Votimet familjare dhe presioni mbi votuesit, janë vetëm dy nga çështjet të cilat përmenden si dobësi që i ndjekin proceset zgjedhore në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 25 subjekte politike të cilat hyjnë në garën zgjedhore për të siguruar ulëse në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha këtyre subjekteve politike, në garë për 120 ulëset në

Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1068 kandidatë. Nga subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, 20 janë parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Provo po ashtu

Qeveria

GAP: Më 2018 u shpenzuan 45 për qind më shumë për mëditje, se më 2017

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.