Putini: Ushtria ruse më e fortë se çdo ushtri tjetër

Ushtria e Rusisë tani është më e fortë se çdo ushtri e secilit armik të mundshëm, ka thënë sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Putin i ka bërë këto komente gjatë një takimi për fundvit me Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

“Mund të themi me siguri: Ne jemi më të fortë se cilido agresor i mundshëm, ka thënë ai.

“Jemi më të fortë se çdokush”, ka thënë Putin.

Duke folur sot në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, Putin ka thënë se ushtria ruse duhet t’i përcjellë me kujdes të gjitha lëvizjet ushtarake përgjatë kufirit rus, si dhe ndryshimet në situatat ushtarak dhe politike në gjithë botën.

Ai ka shtuar se ushtria duhet të jetë e shpejtë në përshtatjen e planeve për të neutralizuar kërcënimet e mundshme ndaj Rusisë.

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit eskaluan pasi Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, dhe për shkak të përfshirjes së saj në konflikt në lindje të Ukrainës.

Edhe NATO edhe Rusia kanë kryer ushtrime ushtarake afër kufirit rus gjatë këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.