Putin i kërkoi falje Erdoganit

Sergei Lavrov tha se personalisht Vladimir Putin e ka telefonuar homologun e tij turk, kur Rusia filloi fushatën ajrore kundër ISIS-it.

Presidenti rus paraprakisht i kërkoi falje Turqisë në rast se aeroplanët rusë, duke marrë pjesë në sulmet ajrore mbi caqet e terroristëve islamikë, aksidentalisht shkelin hapësirën ajrore të Turqisë, deklaroi Sergei Lavrov, në një intervistë me gazetarët italianë, transmeton Zeri.info.

“Përse Turqia po bombardon kurdët, aleatët amerikanë në rajon”, pyeti ai.

“Moska prej kohësh ka pasur njohuri se xhihadistët e ISIS-it po e përdorin territorin turk për trajnim dhe për kryerjen e një sërë operacionesh, duke përfshirë ato në Kaukazin e Veriut, por nuk jemi prononcuar publikisht, sepse kemi besuar se Ankaraja zyrtare nuk qëndronte pas kësaj”, tha Lavrov.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.