Ballina / Kulturë / Pushtimi turk përmes serialeve dizi
the guradian, turqia, kosova, ballkani, shqiperia, maqedonia, shba, europa, argjentina, kina

Pushtimi turk përmes serialeve dizi

Deri në vitin 2023, qeveria turke shpreson se ‘dizi’ do të tërheqë 1 miliard dollarë nga eksportet

“Marrëveshja e parë që duhet të bëjmë është: mos i quani ato telefilma,” thotë Dr Arzu Ozturkmen, i cili jep histori në Universitetin Boğaziçi në Stamboll. “Ne jemi shumë kundër këtij emërtimi.” Ajo që Turqia prodhon për televizionin nuk janë telefilma, telenovela apo drama periudhe: ato janë ‘dizi’, më konkretisht do të thotë një “zhanër në zhvillim”, thotë Ozturkmen, me tregime unike, si dhe me një përdorim të hapësirës dhe muzikës nëpër kohëra të ndryshme. Dhe ato janë shumë, shumë të njohura.

Falë shitjeve ndërkombëtare dhe shikimit global, Turqia është e dyta pas SHBA-ve në shpërndarjen e TV në të gjithë botën, duke gjetur audiencë të madhe në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine. Aktualisht, Kili është konsumatori më i madh i ‘dizi’ për sa i përket numrit të shfaqjeve të shitura, ndërsa Meksika, pastaj Argjentina, paguajnë më së shumti për t’i blerë ato, shkruan gazeta the guradian.

Dizi janë epika gjithëpërfshirëse, ku secili episod zakonisht zgjat dy orë ose më gjatë. Koha e reklamimit është e lirë në Turqi dhe mbikëqyrësi shtetëror i transmetimit mandaton që çdo 20 minuta përmbajtje të shpërbëhet nga shtatë minuta reklama. Çdo ‘dizi’ ka kolonën e saj zanore origjinale dhe mund të përmbaj deri në 50 personazhe kryesore. Ato kanë tendencë të filmohen në lokacione që ndodhen në zemër të Stambollit historik, duke përdorur studiot vetëm në rastet kur janë vërtet të domosdoshme.

Skenarët e historisë Dizi, të cilat kanë mbuluar gati çdo tematikë të mundshme, nga përdhunimet e bandave deri në skemat e mbretëreshave osmane.

Sipas Izzet Pinto, themeluesit të Agjencisë Globale me qendër në Stamboll, i cili e konsideron veten si “shpërndarësi kryesor në botë i pavarur i përmbajtjes Televizive për tregjet globale”, kursi rritës i imperializmit ‘diz’i filloi me ‘Binbir Gece’ të vitit 2006 (1001 netët). Në atë kohë, një tjetër shfaqje turke, ‘Gümüs’ (Argjend), ishte tashmë një hit në Lindjen e Mesme, por ishin 1001 Netët që u bënë një sukses i vërtet global si fillim. Kudo që u shitën të drejtat e ‘1001 netët’, në gati 80 vende, ishte një sukses i vërtetë.

Kur u transmetua për herë të parë në Turqi në 2011, Shekulli i Madhërishëm tërhoqi një të tretën e audiencës televizive të vendit. Shtypi i huaj e quajti atë “Seksi dhe Qyteti i epokës Osmane” dhe e krahasoi atë me një Games of Thrones të jetën reale. Kishte konsulentë të shumtë historikë dhe një ekip prodhimi prej 130 vetash nga të cilët 25 prej tyre punonin vetëm me kostumet e personazheve.

Deri në vitin 2023, qeveria turke shpreson se ‘dizi’ do të tërheqë 1 miliard dollarë nga eksportet. Në zyrën e tij të qelqit në Stamboll, İzzet Pinto, themeluesi i Agjencisë Globale të shpërndarjes së ‘dizit’,  thotë se 500 milion dollarë janë një objektiv më realist duke pasur parasysh humbjen e tregut të Lindjes së Mesme. Por ai parashikon që të drejtat e riprodhimit, zgjerimi në Amerikën Latine dhe hapja e Europës perëndimore, veçanërisht Italia dhe Spanja, do të ndihmojnë në kompensimin e këtyre humbjeve.

https://www.theguardian.com/tv-and-radio/2019/sep/13/turkish-tv-magnificent-century-dizi-taking-over-world?CMP=share_btn_fb&fbclid=IwAR2LhZWj9O3M4oE-6nKHwN1nvY9Z90_N161liVujRdMYLtDQXLp4KQ_KnZQ

Provo po ashtu

Java Ndërkombëtarë e Njeriut me Shkop të Badhë

Në kuader të kësaj Akademie u bë promovimi i disa romaneve artisitike në shkrimin braj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.