Ballina / Galeria / Pushimet më të shtrenjta në histori janë ato të mbretit Salman
pushimet e mbretit salman
pushimet e mbretit salman

Pushimet më të shtrenjta në histori janë ato të mbretit Salman

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, mbretëron në një vend ku pagesa mesatare vjetore është rreth 33 mijë dollarë, por kjo nuk e pengon aspak që ai vetë, të shpenzoje 100 milionë dollarë për një muaj pushime.

Mbreti Salman udhëtoi në vendin e tij të preferuar për pushime, Tangier, i cili ndodhet në veri-perëndim të Marokut.

Ai shoqërohej nga një eskortë prej 1000 personash, ku përfshiheshin familjarë, miq dhe staf shërbimi, si dhe rreth 200 makina luksoze, në dispozicion të mbretit dhe shoqëruesve të tij.

Të gjithë u akomoduan në hotele luksoze, ndërsa vetë mbreti saudit qëndroi në një resort të shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh, i cili është rinovuar vetëm vitin e kaluar dhe ka edhe nëj pistë helikopterësh.

Paratë e shpenzuara nga mbreti Salman, gjatë një muaji pushime, përbëjnë 1.5 % të të ardhurave të Marokut, nga turizmi i të huajve.

 

Check Also

Kompleksi turistik

Kompleksi turistik më ambicioz që ka njohur njerëzimi (Foto)

Ne e kemi dëgjuar të gjithë proverbin se “shtëpia është vendi ku zemra është” dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *