euro2

Punëtorja shëndetësore gjobitet me 1 mijë euro, nuk respektoi vetizolimin

Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, ka gjobitur sot L.B., punëtore shëndetësore në Prishtinë, me 1000 euro për shkelje të vendimit për vetizolim, pasi e njëjta kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe kishte thyer vetizolimin duke dalë në qytet.

Në një komunikatë për media thuhet se bashkëpunimi me qytetarët në këtë pandemi është i shkëlqyeshëm, ku edhe deri te rasti në fjalë ka ardhur për shkak të raportimit nga qytetarët.

Shtabi Emergjent Komunal fton qytetarët që bashkë t’iu përmbahen masave të IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.