Ballina / KOSOVA / Punësimet familjare dhe emërimet përmes njohjeve politike
tryeza per punesimet jo meritore

Punësimet familjare dhe emërimet përmes njohjeve politike

Punësimet familjare në institucionet dhe ndërmarrjet publike janë shndërruar në dukuri.

“Punësimi në Kosovë po bëhet mbi baza familjare, kurse postet e larta rezervohen zakonisht për personat që kanë lidhje me politikanë”. Ky është konstatimi që doli nga konferenca e djeshme e organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Temë e vetme e konferencës ishte qeverisja e mirë, transparenca dhe përgjegjshmëria e institucioneve të Kosovës.

Liderët e Kosovës që ishin prezent në këtë konferencë e pranuan se në kosovë ka nepotizëm, apo punësime familjare dhe emërime përmes ndërhyrjes së politikës.

“Përmes një partneriteti implementues Ambasada Britanike ka ndihmuar në kthimin e besimit në organet publike por edhe për rekrutimin në pozita të larta të shërbimit civil duke e parandaluar nepotizmin dhe duke e konsoliduar transparencën, meritokracinë dhe qeverisjen  e mirë. Mirëpo, duhet ta pranojmë se kemi edhe lëshime, e kemi edhe dëme  me të cilat duhet të përballemi”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj sqaroi se deri më tani janë gjithsejtë 44 pozita të larta drejtuese të realizuara përmes partneritetit me Ambasadën Britanike për dy vitet e fundit dhe janë dakorduar edhe për pozita të cilat do të realizohen për periudhën e ardhshme.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shtoi se ky projekt që ka ecur që tre vite ka pasur edhe rezultate të cilat janë evidentuar dhe ka falënderuar Ambasadën Britanike për përkrahjen e tyre në këtë çështje.

“Unë jam edhe vetëkritik. Partia ime qe sa vjet është në pushtet. Por kjo praktikë që partia, e cila është në pushtet të punësojë njerëz të vetë, është një praktikë që duhet të ndalet. Nga partia demokratike e cilado parti që është më së afërmi me pushtetin duhet ta ndalë këtë praktikë. Ka raste madje që punësohen nga tre katër vetë. Këta njerëz do të ndalen dhe këta njerëz do t’i ndalim”, ka deklaruar Kryeparlamentari Veseli.

“Ne duhet të bëjmë edhe më shumë dhe atë duhet ta bëjmë ne vetë kosovarët që të jemi më përgjegjës para ligjit, etikës, e qytetarëve sepse ne mund ta ndërtojmë këtë shtet dhe të krijojmë besimin tek qytetarët”, tha Veseli.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se suksesi i këtij projekti, është sukses i Kosovës dhe dështimi i tij, po ashtu është dështim i saj. Ai nuk ka fshehur zhgënjimin me punësimet mbi baza të familarizmit dhe emërimet mbi baza politike dhe ka theksuar se këtë vit gjendja në sektorin e punësimeve është përkeqësuar edhe më shumë, e sidomos në fushën e emërimeve nëpër kompani e borde të ndryshme.

“Falsifikimi i dokumentave për të përmbushur kriteret formale, konflikti i interesit mes panelit dhe kandidatit të favorizuar, apo thjeshtë animi i panelit ndaj një kandidati të paracaktuar që ta fitojë pozitën”. Këto janë disa nga shpjegimet e asaj cka ndodhë me rastin e emërimeve në poste të larta sipas mbasadorit britanik.

Si shembull O’ Connell ka përmendur rastin e fundit të emërimit të drejtorit në Agjencinë për Verifikimin e Pronave, rast ky që kishte shkaktuar pakënaqësi në shkallën sa vetë ambasadori kishte dhënë dorëheqje nga Bordi i Projektit britaniko – kosovar të krijuar enkas për rekrutim profesionale me qëllim të instalimit të kulturës së qeverisjes së mirë.

“Përzgjedhja e këtij drejtori në dëm të kandidates së vetme që kishte përmbushur kriteret për këte post, u bë nga pesëdhjetë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka shpjeguar O’Connell.

“Ambasada Britanike merr shpesh ankesa nga persona që marrin mundin të aplikojnë për pozita të ndryshme dhe që janë vlerësuar mirë nga projekti, por të cilët nuk arrijnë të emërohen”, tha ambasadori O’Connell, duke shtuar se ata që nuk arrijnë të emërohen nuk kanë lidhje politike dhe kjo duhet të jetë e rëndë, sepse siç theksoi ai, të jesh profesionist dhe fitues i garës dhe të mos vlerësohesh sepse qasje e tillë, që penalizon profesionalitetin në favor të nepotizmit, po i shkatërron institucionet.

Çështja e punësimeve meritore është problem i kahmotshëm në Kosovë dhe bashkë me korrupsionin dhe mosndëshkueshmërinë e zyrtarëve që bëjnë sjellje korruptiva janë një ndër vrragët më të mëdha të Kosovës së pasluftës.

@Fluidi

Provo po ashtu

ramush haradinaj ne foltoren e kuvendit

Haradinaj: Korrupsion kishte edhe në qeveritë paraprake. Ai duhet luftuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon që ende përballen me sfida me korrupsion dhe rend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.