Pula apo veza erdhi e para? Shkenca e jep përgjigjen

Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Kjo është enigma që prej shekujsh ka munduar njerëzit për të dhënë një përgjigje të saktë e përfundimtare.

Kësaj pyetjeje duket se i ka dhënë përgjigje përfundimtare një grup shkencëtarësh anglezë.

Ata kanë hulumtuar proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës.

Kolin Friman dhe kolegët e tij të Universitetit të Varvikut dhe Shefildit kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.

Hulumtuesit po ashtu zbuluan se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog.

Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës./shekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.