Ballina / KOSOVA / Publikohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën
apostolova natalya 2

Publikohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e shteteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe ate për Kosovën.

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se KE në raportin e saj konfirmon përkrahjen për Kosovën. Ndërsa, sa i përket fushës së sundimit të ligjit dhe në veçanti luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ajo tha se kjo ende është në fazën e vlerësimit dhe një vlerësim ndoshta mund të bëhet javën e ardhshme.

Ka përmendur si sukses ratfikimin e demarkacionit, ndersa ka thënë se raporti nuk është aq pozitiv sa është pritur, por është real.

Ajo shprehet se Kosova ka ende punë për të bërë në përafërimin e BE. Si sukses në fushën e gjyqësorit ka përmedur miratimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë dhe ligjin për prokurorin e shtetit.

Ka thënë se është shqetësuese ndërhyrja nga politika në disa raste dhe ka shprehur shqetësimin për neglizhimin e disa rastave të krimëve të luftës nga gjykatat vendore.

Ajo ka përmendur edhe ekstradimin e 6 qytetarëve turq ku sipas saj ka ngjallur reagime në Bruksel.

Sa i përket reformave në administratë ka shprehur shqetësimin për punësime jo adekuate, ndërsa ka lavdëruar punën në reformat ekonomike.

Raporti i Progresit në gjuhë angleze: 

@Fluidi

Provo po ashtu

Madeleine Albright

Albright : Krijimi i shteteve etnikisht të pastra, gabim shumë i madh

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një nga mbështetëset më të mëdha të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.