ldk

Publikohet marrëveshja 12 faqëshe e LDK-së me Listën serbe

Marrëveshja mes LDK-së dhe Listës Serbe për koalicion, është publikuar në ditën kur edhe u votua Qeveria Hoti.

Në marrëveshjen dyfaqëshe dhe me 12 pika, të publikuar nga Kossev, ndër të tjera thuhet se “palët pajtohen të heqin të gjitha pengesat për të vazhduar dialogun”.

Në pikën dy të marrëveshjes, flitet për vazhdim të dialogut nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian e SHBA-së dhe për heqjen e të gjitha pengesave që janë në rrugën e këtij dialogu.

Marrëveshja mes LDK-së dhe Listës Serbe:

LDK-ja dhe Lista Serbe pajtohen të vënë bashkëpunim dhe së bashku të qeverisin në nivel qendror, në mandatin e shtatë të Kuvendit.
LDK-ja dhe Lista Serbe pajtohen që të punojnë me kujdes në të mirën e qytetarëve, para së gjithash duke forcuar ligjet, luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, çfarëdo ekstremizmi, respektojnë të drejtat e qytetarëve serbë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, zhvillimin e ekonomisë, hapjen e vendeve të reja të punës, vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, duke hequr të gjitha pengesat që vazhdojnë të jenë në rrugën e dialogut.
Qeverisja e përbashkët në mandatin e shtatë të Kuvendit konsiderohet obligative për funksionimin e kësaj marrëveshjeje politike.
LDK-ja dhe Lista Serbe pajtohen me këtë shprehje të qeverisjes së shtatë ligjvënëse, duhet të marrin përgjegjësi institucionale për qeverisjen e institucioneve. Lista Serbe përmes ministrave të vetë, do të marrë përgjegjësitë për drejtimin e sektorëve në vazhdim: Ministria e Administrimit Lokal; Ministria për Komunitete e Kthim; Këshilltar i kryeministrit, i cili njëherësh do të jetë edhe drejtor i Zyrës për Komunitete ne Zyrën e Kryeministrit. Njëri nga ministrat e Listës Serbe do të jetë po ashtu zv.kryeministër.
LDK-ja dhe Lista Serbe pajtohen që të ofrojnë përkrahjen e tyre për politikat qeveritare dhe të hartojnë ligje për qeverisjen.
LDK-ja dhe Lista Serbe pajtohen që në kabinetin qeveritar të mos përfshihen persona që kanë probleme me ligjin.
LDK-ja dhe Lista Serbe pajtohen që çdo emërim apo shkarkim i anëtarëve të Listës Serbe, duhet të bëhet në koordinim dhe marrëveshje mes dy palëve.
Grupet parlamentare të LDK-së dhe Listës Serbe pajtohen se nuk do të përkrahin propozimet që nuk i ka miratuar Qeveria dhe për të cilat nuk ka marrëveshje paraprake mes dy grupeve parlamentare.
LDK-ja dhe Lista Serbe nuk do të mbështesin mocionin e mosbesimit të cilin e nisin partitë tjera në Kuvend.
Qeveria do të insistojë në forcimin ekonomik të të gjithë qytetarëve, sidomos duke pasur parasysh komunat me shumicë serbe, përmes mbështetjes financiare të instrumenteve përkatëse, zhvillim të ndërmarrësisë, investim në bujqësi dhe në partneritetin publik-privat.
Kjo marrëveshje koalicioni zbatohet në periudhën sa zgjat mandati i shtatë ligjvënës.
Kjo marrëveshje politike ndërmjet LDK-së dhe Listës Serbe futet në fuqi në momentin e nënshkrimit ndërmjet dy kryetarëve të partive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.